Futboll

Silvinjo, ‘leksion’ para trajnerëve të ardhshëm në Shqipëri

Gazeta Si – I ftuari i radhës në kursin UEFA Pro të trajnerëve, që organizohet nga FSHF, ishte Silvinjo. Trajneri i Kombëtares shqiptare ka folur përpara kursantëve në lidhje me temën “Roli i trajnerit”.

Bashkë me Silvinjon ishin edhe ndihmësit e tij, si dhe trajnerët e kombëtareve të moshave. Trajneri brazilian ka ndarë eksperiencën e tij së pari si zëvendëstrajner dhe më pas si trajner. Ai ka treguar mënyrën e tij të punës dhe detaje të tjera para aspirantëve për trajner.

Silvinjo është ndalur te strategjia që ndiqet kur merr drejtimin e një skuadre të re, apo dhe te ndryshimi mes punës në një klub dhe në një kombëtare. Trajneri i Kombëtares evidentoi rolin e video-analistit, tashmë një komponent shumë i rëndësishëm për një staf në futbollin modern.

Në kursin për licencën UEFA Pro marrin pjesë edhe disa ish-lojtarë të Kombëtares, si Armend Dallku, Edmond Kapllani, Gilman Lika e të tjerë. FSHF fton shpesh personazhë të rëndësishëm të futbollit për të qenë pjesë e kursit, siç ka ndodhur më parë me trajnerin italian, Marko Xhampaolo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë