Politike

Varhelyi takon Ramën në Bruksel: Jemi gati të hapim kapitujt e parë negociues me Shqipërinë

Nga Gazeta 'Si'-Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në Bruksel ditën e sotme para nisjes së punimeve të samitit.

Varhelyi u shpreh përmes një postimi në rrjetin social “X” se pas suksesit të fazës së parë të rishikimeve ligjore, e njohur ndryshe edhe si “screening” BE është gati të hapë kapitujt e parë negociues me Shqipërinë.

“Ndërsa përfunduam ushtrimin e shqyrtimit, ne jemi gati të hapim negociatat e anëtarësimit mbi Bazat – Grupi 1 – në kuadrin e një Konference Ndërqeveritare ende këtë vit”, shkroi Varhelyi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë