Futboll

‘Topi i Artë’ shqiptar zgjidhet më 18 dhjetor, një çmim special nga FSHF për Kombëtaren

Gazeta Si – Më 18 dhjetor kurorëzohen më të mirët e futbollit për vitin 2023, me në krye ‘Topin e Artë’ shqiptar. FSHF do të organizojë në këtë datë mbrëmjen-gala, ashtu si vitin e kaluar, duke dhënë një sërë çmimesh për ata që kanë lënë gjurmë këtë vit që po mbyllet.

Eventi do të organizohet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Sigurisht që do t’i dedikohet Kombëtares kuqezi, që u kualifikua për në Gjermani 2024, por edhe futbollit në vend. Vitin e kaluar ‘Topin e Artë’ e fitoi ish-sulmuesi i Tiranës, Redon Xhixha. Megi Doçi fitoi të njëjtin trofe për femrat, kurse Orges Shehi u shpall trajneri më i mirë.

Sipas njoftimit të FSHF-së, do të jenë të ftuar personalitete ndërkombëtare, figura të futbollit dhe përfaqësues nga bota akademike, politike e artit dhe medias. Fituesit e çmimeve janë përzgjedhur nga protagonistët e futbollit shqiptar, pas një procesi transparent të udhëhequr nga FSHF. Një çmim i veçantë do të jepet për Kombëtaren.

Ja dhe çmimet që do të jepen më 18 dhjetor:
Talentja e vitit 2023
Talenti i vitit 2023
Këpuca e Artë (për vajza 2023)
Këpuca e Artë 2023
Arbitri i vitit 2023
Trajneri i vitit 2023
Formacioni i vitit 2023
Topi i Artë 2023
Topi i Artë 2023 (për vajza)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë