Gazeta Si – Kosova është pa trajner që pas largimit të sllovenit Gliha. Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, po zhvillon takime të ndryshme me kandidatët për të marrë drejtimin e ‘Dardanëve’ dhe së fundi është fotografuar në një darkë me spanjollin Robert Moreno në Stamboll.
Bëhet fjalë për një emër të njohur në trajning. Moreno, 46 vjeç, ka drejtuar për pak kohë edhe Spanjën, ndërkohë që ka qenë asistent i Luis Enrikes te Barcelona dhe Roma. Po ashtu, ai ka drejtuar edhe Monakonë në Francë dhe së fundi Granadën e Myrto Uzunit.

Për momentin është një alternativë. Nuk mund të flitet për një akord, por Moreno është kandidat potencial për të marrë drejtimin e Kosovës. Gjatë kësaj periudhe janë lakuar edhe shumë emra të tjerë, mes tyre ish-trajneri i Komnbëtares shqiptare, Xhani De Biazi, apo edhe Ilir Daja, trajneri aktual i Ballkanit.
Ademi i ka anashkaluar këto kandidatura dhe ka bërë me dije se emri i trajnerit të ri do të zyrtarizohet në fund të janarit ose fillim të shkurtit. Deri atëherë do të ketë sondazhe për të tjerë emra, për të përzgjedhur në fund alternativën më të mirë.
Kosova zhgënjeu në eliminatoret e fundit të Europianit, ku u drejtua fillimisht nga francezi Alen Zhires dhe më pas nga slloveni Primozh Gliha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




