Gazeta Si – Sulmuesi që udhëtoi për në Marok në prag të ndeshjes së Championsit me Bragën, duke shkaktuar shumë polemika, rikthen çmimin prestigjioz në Nigeri pas 24 vitesh, pas Nvankvo Kanu. Votohet para Hakimit dhe Salah.
Viktor Osimhen është zgjedhur lojtari afrikan i vitit në ‘CAF Awards 2023’. Sulmuesi i Napolit ka triumfuar përballë dy finalistëve të tjerë, Hakimi dhe Salah. Çmimi kthehet në Nigeri pas 24 vitesh. Për herë të fundit e kishte fituar ish-sulmuesi i Arsenalit, Kanu.

“Faleminderit të gjithëve, Zoti ju bekoftë!’ – ishin fjalët e para të Osimhen në momentin e marrjes së çmimit. Në vitin 2015 ai e kishte fituar çmimin si i riu më i mirë. Osmihen është nigeriani i 4-t që e fiton këtë çmim.
Para se të jepej çmimi i futbollistit të vitit, CAF ka zjgedhur edhe formacionin më të mirë afrikan, që është: Onana, Hakimi, Mbemba, Kulibali, Partei, Anguisa, Kudus, Amrabat, Manè, Osimhen, Salah.
Udhëtimi i Osimhen 24 orë nga ndeshja kundër Bragës në Champions, që do të thotë brenda ose jashtë për Napolin, ka shkaktuar shumë polemika. Ato me siguri do të shtohen pas fjalëve të Jasine Bono, që është zgjedhur si portieri më i mirë afrikan 2023, por ndryshe nga nigeriani nuk u paraqit në ceremoni.
“Al Hilal më lejoi të shkoja në ceremoni, por refuzova. Preferova të qëndroj për ndeshjen e rëndësishme që kemi. Klubi është i pari”, – tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




