Futboll

Dhuna në Tirana–Partizani, Disiplina u ndalon hyrjen në stadium 14 tifozëve (emrat)

Gazeta Si – Komisionet e FSHF-së, Disiplina dhe Etika, kanë marrë masa pas akteve të dhunës në derbin mes Tiranës dhe Partizanit, i vlefshëm për javën e 15-të. Këto komisione kanë vendosur që të përjashtojnë 14 tifozë, të cilëve u ndalohet hyrja në stadiumet e futbollit në Shqipëri për një periudhë të pakufizuar kohe.

“Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me policinë e shtetit lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen Tirana–Partizani, të zhvilluar më 03.12.2023, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore, si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës vendosi të ndalojë hyrjen në stadiumet e Shqipërisë për 14 tifozë.

Hyrja në stadium u ndalohet këtyre personave: Denis Ahmeti, Renis Maçi, Qemal Cano, Endri Mesiti, Juxhin Seferi, Mishel Burreli, Redi Sinani, Erinol Dushaj, Grejsi Sorra, Lorjan Beqo, Elvis Qatia, Herald Huqi, Donald Ismaili, Armand Shëngjergji”, – shkruhet në njoftimin e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës.

Një kopje e këtij vendimi do t’i përcillet edhe Policisë së Shtetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë