Gazeta Si - Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e 6 pasagjerëve në 2 automjete të ndryshme, ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne edhe në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas. Policia njofton se automjeti me drejtues A.S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj.P.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Mërkurit”, ku pasi dy automjetet janë përplasur me njëra tjetrën, një prej makinave ka përfunduar mbi trafikndarëse.
Si pasojë e aksidentit tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
“Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin A.S., dhe 3 të tjerë në automjetin me drejtues shtetasin Gj. P., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit’.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.