Sociale

Aksident i shumëfishtë në Rrugën e Kombit, përplasen dhjetëra makina. Dy të plagosur (foto)

Gazeta Si - Të paktën 13 automjete janë përplasur në Rrugën e Kombit mëngjesin e kësaj të hëne në afërsi të fshatit Blinisht.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime 2 persona, pa rrezik për jetën.

Shkak i aksidentit të shumëfishtë, dyshohet të jenë bërë prezenca e ngricave në rrugë.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikësja. Për shkak të përplasjes së mjeteve, qarkullimi në drejtim të Kukësit u bllokua për rreth 1 orë duke shkaktuar radhë të gjata kilometrike.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen. Qarkullimi i mjeteve u bllokua deri në pastrimin e rrugës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë