Futboll

Tri pika në vend të emrit, Ajaksi me mesazh në fanellë kundër urrejtjes në rrjetet sociale

Gazeta Si – Klubi i njohur holandez ka marrë iniciativën për të dhënë një mesazh nëpërmjet fanellave. Si skuadra e meshkujve, ashtu edhe ajo e femrave, do ta veshin fanellën speciale këtë fundjavë.

Tri pika kundër urrejtjes sociale. Skuadrat e meshkujve dhe femrave të Ajaksit do të zbresin në fushë pa emra në fanellë. Në vend të tyre janë stampuar tri pika. Çdo muaj lojtarët e klubit të madh holandez marrin më shumë se 1500 mesazhe online me përmbajtje urrejtje. Një shifër e bazuar në të dhënat e afruara nga vetë klubi.

Urrejtja sociale është një tendencë në rritje, që godet miliona njerëz. Tri pikat janë një simbol i njohur në nivel botëror, që tregon heshtjen. Tri pikat tregojnë gjithashtu edhe ikonën në menu për të sinjalizuar mesazhet e urrejtjes.

Urrejtja online është një problem i madh social, që përfshin miliona njerëz në shkallë globale. Një studim tregon se 82% e holandezëve preket nga mesazhet e urrejtjes apo komentet fyese në rrjetet sociale. Këto mesazhe përfshijnë kërcënime, diskriminim dhe forma të tjera agresioni, që i drejtohen specifikisht një individi, apo që publikohen në faqe sociale të një tjetër personi.

Megjithatë, vetëm 25% e personave reagon për t’i ndalur këto mesazhe. Kjo do të thotë të kontribuosh në mënyrë të pavetëdijshme në një ambient, ku urrejtja sociale po shndërrohet në një normalitet. Me inicativën #SilenceSocialHate, Ajaksi synon të evidentojë çështjen mbi impaktin e urrejtjes sociale dhe se si mund të ndalet ky fenomen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë