Futboll

Juventusi cinik kalon edhe Napolin me golin e Gatit, rrit presionin tek Interi

Gazeta Si – Në ‘Stadium’ triumfon Juventusi cinik i Alegrit, falë një goli me kokë të mbrojtësit Gati. Baredhezinjtë marrin kryesimin e renditjes, duke pritur Inter-Udineze, ndërsa Napoli, pas kësaj humbjeje, shkon -12 pikë.

Juventusi vazhdon t’i bëjë presion Interit. Në ndeshjen hapëse të javës së 15-të të Serisë A, torinezët mundën 1-0 Napolin e Valter Maxarrit, duke shkuar përkohësisht +1 nga Interi. Ishte një ndeshje me disa episode interesante, që mund ta kishin ndryshuar rrjedhën e saj.

Gjatë pjesës së parë Vlahoviç gaboi totalisht përballë Meret, por edhe më rëndë gaboi Kvaratskhelia, duke ‘ngrënë’ golin e avantazhit, teska i vetëm përballë portës gjuajti jashtë. Më pas Shezni u bë shpëtimtar ndaj një gjuajtjeje të Di Lorencos.

Në pjesën e dytë erdhi goli i Gatit, i cili devijoi topin saktë me kokë, pas një asisti të Kambiasos. Juventusi arriti më pas ta përballonte reagimin e Osimhen dhe shokë dhe siguroi 3 pikë të rëndësishme sipas mënyrës së vet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë