Futboll

Arctos Partner hyn në kapitalin e PSG-së, klubi vlerësohet në 4.25 miliardë euro

Gazeta Si – Grupi amerikan, i përfshirë tek Atalanta e Berat Gjimshitit, bëhet aksioner në minorancë me një kuotë fillestare 10%. Fondet do të shërbejnë për stadiumin.

PSG nuk është më vetëm e Katarit. Klubi parisien ka shitur aksione për një investitor të ri dhe bëhet fjalë për grupin amerikan ‘Arctos Partner’, që gjithashtu ka aksione te Liverpuli dhe Atalanta. Një operacion i vlerësuar në rreth gjysmë miliardi euro.

Për PSG-në bëhet fjalë për një etapë të re në strategjinë e zhvillimit, që parashikon edhe investime të reja për stadiumin dhe konfirmon vullnetin e Dohas për ta përforcuar prezencën e saj në Paris.

Prej disa muajsh presidenti Al Khelaifi kishte pohuar se priste aksionerë të tjerë në minorancë, që do ta lejonin klubin francez të financonte rritjen e tij. Akordi u zyrtarizua sot me ‘Arctos Partner’, lider në investimet në sektorin sportiv, i pranishëm në Nba, Nhl, Formula 1 dhe në futboll, me kuota që shkojnë për mbështetjen e zhvillimit të klubeve.

Të njëjtën gjë ka bërë me PSG-në, në një operacion që e vlerëson klubin francez në rreth 4.25 miliardë euro. ‘Arctos Partner’ hyn në kapital me një kuotë fillestare prej 10%, që duhet të rritet shpejt në 12,5%, për një vlerë prej më shumë se gjysmë miliardi euro. Këto fonde PSG synon t’i kalojë te stadium.

Mes objektivave të përbashkët është zhvillimi i sektorit të femrave. “Është një ditë e rëndësishme për historinë e klubit tonë”, – ka deklaruar Naser Al Khelaifi, president i PSG-së që prej 2011-ës. Atëherë e bleu klubin për 70 milionë euro, sot vlen 60 herë më shumë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë