Futboll

Partizani bllokohet te barazimi, 4 ndeshje radhazi pa fitore për kampionët në fuqi

Gazeta Si – Partizanit duket se i ka ikur fati i disa javëve më parë, kur fitonte në kohën shtesë. Barazimi i sotëm me Teutën, në ndeshjen e prapambetur nga java e parë, ishte i katërti radhazi për kampionët në fuqi dhe i treti me rezultatin 1-1.

Albers Keko i ka shpëtuar të kuqtë nga humbja sot në Durrës, ku Teuta udhëhiqte 1-0, falë një goli të Peposhit në pjesën e parë. Në pjesën e dytë Keko barazoi shifrat, megjithatë pika e fituar nuk është se ngroh shumë në kampin e kuq.

Partizani mbetet 3 pikë prapa Egnatias kryesuese, që ka 33 pikë. Duket se ka një ngërç te skuadra kampione, që javët e fundit ka lënë shumë pikë. Edhe pse pak kohë më parë u konfirmua në stol Arbër Abilaliaj, të kuqtë presin ardhjen e Orges Shehit, sapo ai të lirohet nga detyrimet me Tiranën.

Teuta në anën tjetër mbetet në fundin e renditjes dhe jep pak shpresë për një ngjitje të mundshme. Durrsakët kanë grumbulluar vetëm 14 pikë në 15 javë kampionat dhe kuptohet qartë se kanë vështirësi të theksuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë