Gazeta Si – U hodh sot shorti i ‘Regions’ Cup’ 2024-25 për futbollin amator. Shqipëria sapo ka krijuar Kombëtaren e saj në këtë nivel dhe e nis edicionin nga raundi paraeliminator.

Kombëtarja jonë është shortuar në Grupin A të këtij raundi, ku bëjnë pjesë edhe Armenia dhe Estonia. Lajmi tjetër është se tre ekipet kanë rënë dakord që ndeshjet të zhvillohet në Shqipëri. Nëse e kalon këtë raund, skuadra jonë do të kalonte në Grupin 5 të raundit të ndërmjetëm, ku bëjnë pjesë edhe Çekia, Bosnjë Hercegovina dhe Skocia.
Ndeshja e parë pritet të luhet më 20 maj, ndërsa kalendari do të përcaktohet nga UEFA. Ndeshjet e raundit të ndërmjetëm duhet të përfundojnë deri më 6 dhjetor 2024, më pas 8 fituesit e grupeve shkojnë në fazën finale.

Në këtë kompeticion marrin pjesë 36 ekipe kombëtare, ku 30 e nisin garën në raundin e ndërmjetëm, ndërsa 6 të tjerat, ku bën pjesë edhe Shqipëria, do të marrin pjesë në raundin paraeliminator.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




