Gazeta Si - Ekspertë të policisë dhe agjentë të BKH-së, zbarkuan në sallën e Kuvendit pas incidenteve të dhumta të shkaktuara nga deputetët e opozitës këtë të enjte.
Pritet që agjentët e krimit të kryejnë procedurat në lidhje me rastet të shënuara në seancën plenare të kësaj të enjte.
Ashtu si në dhe në seancat e tjera, të gjitha materialet do t’i përcillen SPAK, si prokurori kompetente që heton ligjvënësit.
Mësohet se ata kanë mbledhur prova në sallën e Kuvendit, pas tymit dhe rrëmujës të shkaktuar në seancën plenare të sotme.
Në seancën ku u votua buxheti me 74 vota pro nga mazhoranca, deputetët e Foltores hodhën shashka dhe tymuese.
Para fillimit të seancës, ata u përplasën me gardistët, teksa përmysën karriget e deputetëve të Parlamentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.