Futboll

Berat Gjimshiti humb Milanin, por dëmtimi nuk është shqetësues për mbrojtësin kuqezi

Gazeta Si – Analizat e detajuara kanë treguar një tërheqje të gradës së parë në muskulin e brendshëm të kofshës së majtë për mbrojtësin e Atalantës dhe Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti. Ai doli nga fusha në ndeshjen e së hënës me Torinon vetëm pas 19 minutash lojë.

Gjimshiti me fanellen kuqezi. Gazeta Si, 7 dhjetor 2023

Gjimshiti ka humbur kështu ndeshjen me Milanin, që luhet ditën e shtunë. Pritet që kapiteni kuqezi të kthehet javën e ardhshme, por situata mbetet për t’u monitoruar nga stafi mjekësor i Atalantës. Gjithsesi, nuk kishte vend për alarm, pasi bëhej fjalë për një ndalesë të shkurtër në bokse të mbrojtësit shtatlartë.

Dëmtimi mund të ketë ardhur nga ngarkesa e madhe, pasi Gjimshiti është aktivizuar në çdo ndeshje nga trajneri Gasperini, në kampionat dhe Europë.

Trajneri Silvinjo mund të rrijë i qetë, sepse dëmtimi nuk është serioz. Berat Gjimshiti tashmë është një nga liderët e Kombëtares shqiptare dhe nëse do të kishte diçka serioze, atëherë do të ishte vërtet problem. Me shiritin e kapitenit në krah, ai ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në ecurinë mbresëlënëse të kuqezinjve në eliminatoret e Europianit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë