Gazeta Si – Premier Liga thërret Tomas Mylerin. Për sulmuesin gjerman ka një interesim të Mançester Junajtid kohët e fundit, por e ardhmja e tij mbetet ende e padeshifruar. Sepse Bajerni kërkon të rinovojë me çdo kusht.
Presidenti i Bajernit të Mynihut, Herbert Hainer, ka folur me bindje për zgjatjen e kontratës që i skadon në 2024-ën. Numri 1 i klubi bavarez, duke folur për ‘Bild Tv’, ka konfirmuar rëndësinë e këtij lojtari në skuadër.

“Myler është një ikonë për Bajern Mynih, është një lojtar me merita të mëdha këtu. Duam që të gjithë që ai ta mbyllë karrierën në Mynih. Jemi në bisedime dhe jam shumë optimist se do të qëndrojë me ne”, – ka thënë Hainer.
Tomas Myler është një nga lojtarët flamur të Bajernit dhe tifozët kërkojnë që ai të mos largohet. Klubi gjerman shpreson që të arrijë një akord financiar sa më shpejt për rinovimin e kontratës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




