Futboll

Egnatia e pandalshme, nënshtron Vllazninë me 3 gola që në pjesën e parë

Gazeta Si – Egnatia regjistron një tjetër fitore bindëse në kampionat. Skuadra rrogozhinase mundi 3-0 Vllazninë, duke u shkëputur edhe më shumë në krye të renditjes nga Partizani.

Ishte një ndeshje pa shumë histori në stadiumin e Rrogozhinës, sepse Vllaznia la për të dëshiruar. Ndreca, Paulauskas dhe Isgandarli realizuan 3 gola në portën shkodrane që në 45 minutat e para, duke e mbyllur ndeshjen praktikisht.

Në pjesën e dytë asgjë nuk ndryshoi dhe Vllaznia është kthyer nga kjo transfërtë me një humbje të thellë, që tregon qartë problemet e saj. Egnatia në anën tjetër vërteton se është kandidate potenciale për titullin kampion në Superiore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë