Gazeta Si – Për shkak të reshjeve të shumta të dëborës në Bavari, ndeshja e kampionatit mes Bajern Mynih dhe Union Berlin, është shtyrë. Parashikohet që dëbora të mos pushojë deri mbrëmjen e së shtunës, ndaj dhe është vendosur që ndeshja në fjalë të mos luhet.
Fusha mund të pastrohej në kohë dhe ‘Allianz Arena’ të ishte ë kushte që lejojnë zhvillimin e ndeshjes, por rreziku i sigurisë dhe situata me trafikun kanë bërë që sfida të anulohet. Dëbora që bie nga çatia e ‘Allianz Arena’ paraqet një rrezik për spektatorët. Për më tepër, ata e kanë gati të pamundur për të shkuar në stadium.

‘Autobusë të shumë dhe trenat janë ndalur, shumë rrugë dhe autostrada janë mbyllur komplet. Linja e metrosë U6, që të çon në Frottmaning dhe ‘Allianz Arena’, është pezulluar’, – shkruhet në një njoftim të Bajernit. Policia e Mynihut ka rekomanduar që njerëzit të mos dalin nga shtëpia. ‘Në këto kushte nuk është e mundur të garantohet se personeli i sigurisë mund të jetë në stadium”, – përfundon njoftimi.
Moti i keq në Bavari ka shkaktuar furtuna dëbore të premten dhe të shtunën. Kjo ka bërë që lëvizjet brenda dhe jashtë qytetit të vështirësohen së tepërmi. Fluturimet me avion dhe udhëtimet me tren janë anuluar. Edhe transporti në qytet është reduktuar, çka do të thotë se tifozët e Bajernit dhe Union Berlinit do kishin vështirësi për të ndjekur ndeshjen.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




