Gazeta Si - Një 29-vjeçar Kristjan Lukaj (banues në Shkodër), është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me 3 persona të tjerë me qëllim për t’i marrë një shumë parash një personi përmes mashtrimit.
Policia njofton se dyshohet që i riu ka bashkëpunuar me të arrestuarit Alban Gjoni dhe Rudor Balla, si me personin në kërkim Florian Gjergji për t’i marrë shumën 50.000 euro, një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si përfaqësues të një personi publik. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 celular.
I riu, banues në Shkodër dyshohet se ka bashkëpunuar me tre të tjerët për t’i marrë shumën 50.000 euro, një drejtoreshe të një kompanie marketingu nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si përfaqësues të një personi publik, në rastin konkret një biznesmene në Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.