Gazeta Si - Në një ndeshje grupesh të Championsit aziatik, kampioni portugez shkon tek arbitri dhe i bën të qartë se duhej të anulonte penalltinë që kishte dhënë në favor të tij. Ndeshja ndaj Persepolis përfundoi 0-0 dhe Ronaldo u duartrokit për gjestin.
Kristiano Ronaldo ‘fair play’. Ai u bë protagonist gjatë fazës së grupeve të Championsit aizatik, jo me ndonjë gol, por me një gjest që ia ngre shumë vlerat. Në ndeshjen mes Al Nasr dhe Persepolis, një klub iranian, sulmuesi u rrëzua në zonë dhe arbitri akordoi penallti.
Ronaldo, sapo u ngrit, shkoi tek arbitri dhe i tha: "Nuk ishte faull, nuk ishte faull". Arbitri bëri prapa dhe anuloi penalltinë që kishte dhënë pak sekonda më parë. Gjesti i Ronaldos ka bërë xhiron e botës, ndërsa Al Nasr u kualifikua, pasi është në vend të parë me 13 pikë, +5 nga Persepolis.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.