Futboll

Shorti i Play-off-it, ja si do të përcaktohen 3 skuadrat që kompletojnë Euro 2024!

Gazeta Si – Tre vende bosh dhe 12 kombëtare ende në lojë për të qenë në Gjermani 2024, aty ky Shqipëria ka shkuar direkt nga kualifikueset si kryesuese e grupit të saj. Shorti i hedhur sot ka përcaktuar dhe rrugën që do të ndiqet në ndeshjet shtesë për të përcaktuar 3 skuadrat, që do të kompletojnë 24-shen e Euro 2024.

Skuadrat që luajnë në Play-off e kanë fituar këtë të drejtë, falë rrugëtimit të tyre në Ligën e Kombeve. Janë tri grupe tashmë, “A”, “B” dhe “C”, në fund të secilit prej tyre del një skuadër që shkon në finalet e Europianit. 12 skuadrat e Play-Off-it janë: Polonia, Estonia, Uellsi, Finlanda, Izraeli, Bosnja, Islanda, Ukraina, Gjeorgjia, Luksemburgu, Greqia dhe Kazakistani.

Këto janë çiftet e dala nga shorti i hedhur sot në Nion, ku fituesi përcaktohet me një ndeshje teke.
Grupi A
Poloni-Estoni (fituesi luan finalen në shtëpi)
Uells-Finlandë

Grupi B
Izrael-Islandë
Bosnjë-Ukrainë (fituesi luan finalen në shtëpi)

Grupi C
Gjeorgji-Luksemburg (fituesi luan finalen në shtëpi)
Greqi-Kazakistan

Më të favorizuara duken Polonia, Bosnja dhe Gjeorgjia. Kjo e fundit nuk do të ketë në ndeshjen e parë yllin e saj, Khviça Kvaratskhelia. Ai nuk luan me Luksemburgun dhe arsyeja është vërtet e pabesueshme. Një naivitet i menaxherit të skuadrës, Katsitadze. Lojtari i Napolit u ndëshkua me karton ndaj Spanjës dhe plotësoi numrin e të verdhëve që ia mohojnë ndeshjen e parë të Play-off-it. Fare mirë mund të mos luante në atë ndeshje pa rëndësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë