Futboll

Maldini zbulon prapaskenën: Tentuam firmën me Mesin te Milani! Titulli i Interit që tani

Gazeta Si – “Për 10 ditë kemi provuar me të gjitha mënyrat që të merrnim Lionel Mesin te Milani. Në fund kuptuam se ishte e pamundur”. Një prapaskenë që e zbulon ish-drejtori teknik i klubit kuqezi, Paolo Maldini, i ftuar në ‘PoretCast’.

“Tani është vonë, por një futbollist si Mesi është spektakël për të gjithë. Kur lexoja se mund të shkonte tek Interi, isha i hidhëruar”, – ka thënë më tej Maldini.

Për sa i takon çështjes së titullit kampion për këtë sezon, ish-drejtuesi i klubit kuqezi është shumë i qartë: “Titulli në Serinë A? E ka fituar Interi tashmë”.

Për të ardhmen Paolo Maldini ka thënë: “Trajner nuk do të bëhem kurrë. Shikoja babanë që kishte gjithmonë valixhen gati, pastaj ndoshta takon ndonjë president pak kështu… Nuk e ndjeja. Çfarë më mungon? Ambienti i dhomave të zhveshjes, emocionet e ndeshjes, adrenalina e njerëzve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë