Futboll

Kosova mbyll bashkëpunimin me sllovenin Gliha, ‘Dardanëve’ u duhet një trajner i ri

Gazeta Si – Primozh Gliha nuk është më trajner i Kosovës. Lajmin për mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin slloven e ka dhënë vetë Federata Kosovare e Futbollit. Sipas saj, me përfundimin e kualifikueseve të Euro 2024, ka përfunduar dhe marrëveshja me trajnerin Gliha.

Kuptohet që FFk-ja nuk është e kënaqur nga rezultatet e Kosovës në këto eliminatore, që u mbyllën në vend të 5-të në grup. Gliha i drejtoi ‘Dardanët’ në 6 ndeshje, pasi mori drejtimin e skuadrës, duke zëvendësuar në stol francezin Alen Zhires.

Tani drejtuesve të futbollit në Kosovë u duhet të gjejnë trajnerin e tretë brenda një kohe të shkurtër. Cilido që të jetë ai, është e qartë se e pret një detyrë e vështirë, pasi duhet të ringrejë një skuadër në vështirësi për momentin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë