Futboll

Kosova mundet në ‘Fadil Vokrri’ nga Bjellorusia, lë pas vetëm Andorrën në grup

Gazeta Si – Kualifikuese krejtësisht për t’u harruar për Kosovën, që ka zënë vendin e parafundit në Grupin I, duke lënë pas vetëm Andorrën. ‘Dardanët’ u mundën sot në ‘Fadil Vokrri’ 0-1 nga Bjellorusia, me një gol të shënuar nga Antilevski në fundin e pjesës së parë.

Kosova ishte afër golit me Vojvodën, Muslijën dhe Bytyqin, por asnjëri prej tyre nuk mundi ta kalonte portierin bjellorus. Pavarësisht përpjekjeve në pjesën e dytë për të shkuar të paktën te barazimi, rezultati nuk ndryshoi. Edhe Qëndrim Zyba u ndal nga portieri mik.

Lojtarët e Kosovës pretenduan për një penallti 5 minuta para fundit të ndeshjes, por arbitri vazhdoi lojën. ‘Dardanët’ e kanë mbyllur kështu me humbje fushatën kualifikuese të Euro 2024.

Në ndeshjen e sotme trajneri Gliha pati sërish mungesa shumë të rëndësishme, si Muriqi, Rashica, Zhegrova, Rrahmani e ndonjë tjetër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë