Futboll

Kombëtaret bëhen makthi i klubeve me dëmtimet e lojtarëve, FIFA nuk tërhiqet

Gazeta Si – Barcelona dhe Real Madrid nervozë për dëmtimet e talenteve të tyre. Klubet do të vuajnë mungesën e shumë lojtarëve, pas impenjimneve me kombëtaret edhe në nëntor.

Të tjera ndeshje kombëtaresh, të tjera dëmtime të rënda. Karroca e atyre që prej kohësh kërkojnë më shumë mbrojtje për futbollistët dhe klubet po mbushet gjithmonë e më shumë dhe nuk është vetëm një çështje ekononike. Vinicius, Gavi, Bastoni, ter Shtegen e me radhë tregojnë se problemi që lidhet me ndeshjet e shumta të kombëtareve, është gjithmonë e më aktual.

Një problem që gjithmonë e më shumë snobohet nga zyrtarët e federatave ndërkombëtare, FIFA dhe ato që vijnë poshtë saj. Pas dëmtimit të rëndë në tetor të Nejmarit, për të vazhduar me Maingnan, tashmë ngrejnë zërin dy klubet më të mëdha të Spanjës: Barcelona dhe Real Madrid.

Kostot për këto klube janë shumë të mëdha dhe ato rrezikojnë të kompromentojnë sezonin. Viti 2023 ka përfunduar për Kamavingën dhe Vinicius te Reali, kurse Barcelona ka humbur ter Shtegen dhe Gavin. Ky i fundit ka humbur gjithë sezonin.

Nuk mund të fajësohen vetëm kombëtaret për dëmtimet. Prej kohësh protagonistët e fushës, lojtarët dhbe trajnerët, ulërasin për ndeshjet e shumta. Guardiola, Klop dhe Ançeloti në stol kanë ngeritur alarmin, edhe Toni Kros në fushë. Për fat të keq, FIFA nuk ka bërë asnjë lëvizje dhe nuk ka në plan të tërhiqet.

Disa prej lojtarëve të dëmtuar
Nejmar – Al Hilal
Kamavinga – Real Madrid
Vinicius – Real Madrid
Gavi – Barcelona
ter Shtegen – Barcelona
Haland – Mançester Siti
Bastoni – Inter
Mireti – Juventus
MekKeni – Juventus
Onana – Mançester Junajti
Kamada – Lacio
Ojarzabal – Real Sociedad
Zaire-Emeri – PSG

Për këtë çështjke kë ndërhyrë edhe FIFPro, Sindikata Ndërkombëtare e Futbollistëve, duke ngritur zërin për faktin se sezonin 2024/25 ka një format të ri për Championsin dhe janë edhe kualifikueset e Botërorit. Zhvillohen po ashtu Euro 2024 dhe Kupa e Afrikës, që do të thotë se për disa lojtarë do të kalohen 90 ndeshje në vitin kalendarik, 11% më shumë se këtë sezon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë