Futboll

Një femër zëvendëstrajnere në Gjermani, ndodh për herë të parë në Europë

Gazeta Si – Marie Louise Eta do të jetë zëvendëse e trajnerit Marko Grote tek Union Berlin. Emërimi i saj përfaqëson një moment historik në Europë, sepse ndodh për herë të parë në futbollin që vlen. Asnjë femër nuk ishte ulur më parë në stolin e një klubi të 5 kampionateve kryesorë të meshkujve në Europë.

Eta dhe Grote, i cili ka zëvendësuar Urs Fisher të shkarkuar pas 13 humbjeve radhazi, do të debutojnë më 25 nëntor kundër Augsburgut.

Eta është një ish-futbolliste. Ajo ka qenë mesfushore e Turbine Potsdam, Hamburgut, Kopenburgut dhe Verder Bremenit. Në 2019-ën është bërë bashkëpunëtore teknike në kombëtaret gjermane të moshave në futbollin e femrave. Nga qershori ishte në stafin U-19 të Union Berlinit, bashkë me Grote.

Precedentët e ngjashëm janë të paktë dhe u përkasin të gjithë turneve inferiorë, apo ekipeve të moshave. Së fundi ka pasur edhe një eksperiencë të tillë edhe në Shqipëri, te Shkumbini në Kategorinë e Dytë, ku turkja Ilknur Aktash u emërua zëvendëstajnere.

Turkja Ilknur Aktash kur prezantohej te Shkumbini nga presidenti i klubit. Gazeta Si, 16 nentor 2023

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë