Futboll

Familjarët e Duamenës nuk deshën homazhe nga Egnatia, trupi i lojtarit do prehet në vendlindje

Gazeta Si – Në fushën e stadiumit të Rrogozhinës u vendosën vetëm disa buqeta me lule. Klubi i Egnatias po bëhej gati për homazhet me trupin e Rafael Duamenës, që humbi jetën të shtunën e kaluar pas një sulmi në zemër, por familja e futbollistit nuk pranuan.

Klubi respektoi vendimin e familjarëve të Duamenës, ndërsa tani po kryhen procedurat për transportimin e trupit të futbollistit për në vendilindjen e tij në Ganë, ku do të kruhet varrimi. Shpenzimet do të mbulohen nga klubi rrogozhinas, FSHF dhe Ministria e Sportit. Më parë duhet të bëhet ekspertiza mjekësore në trupin e futbollistit.

Rafael Duamena, me probleme kardiake, nuk mundi të mbijetojë të shtunën e 11 nëntorit, kur ra në fushë pa ndjenja gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë