Futboll

Futbolli i parë nga afër, testi i parë në Premier Ligë me bodycam te lojtarët

Gazeta Si – Telekamerat do të instalohen në trupin e një futbollisti për çdo skuadër dhe do të testohen gjatë nxemjes para ndeshjes mes Volverhemptonit dhe Totenhemit.

Futbolli fillon të fluturojë drejt së ardhmes me teknologji inovative. Pas futjes së VAR-it dhe pozicionit jashtë loje gjysmëautomatik, vjen edhe një tjetër risi. Për ndeshjen e Premier Ligës Volverhempton-Totenhem, një lojtar i secilës skuadër do të ketë të instaluar një bodycam. Për momentin kjo teknologji do të aplikohet vetëm për nxemjen, më pas do të përdoret në mënyrë progresive edhe gjatë ndeshjeve.

Sipas ‘Daily Mail’, një eksperiment i parë është bërë gjatë miqësores së verës mes Aston Vilës dhe Njukasëllit. Për momentin rregullat nuk e lejojnë përdorimin e telekamerave, por janë mundësitë që inovacioni të aplikohet edhe në kampionat, falë ‘TNT Sports’, partner i ‘Football Association’ në këtë iniciativë. Videot direkt do t’u mundësonin spektatorëve ta shikonin ndeshjen nga një tjetër kënd.

Për këtë spektakël është i nevojshëm instalimi i një telekamere të vogël poshtë fanellës. Ajo do të ketë një vrimë të vogël për objektivin. Të testuara në Euroligën e basketbollit dhe evente të tjera futbolli në Spanjë dhe Gjermani, bodycam instalohen në pak më shumë se 2 minuta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë