Gazeta Si – Marko Xhampaolo, ish-trajner i Milanit dhe shumë skuadrave të tjera në Itali, do të jetë i ftuar special nga FSHF për kursin ‘UEFA PRO’, që ka nisur në shtator në shkollën e trajnerëve në Kamëz.
Prej vitesh në këtë kurs, që është niveli më i lartë, marrin pjesë edhe emra të rëndësishëm, si ish-futbollistë të Kombëtares, apo lojtarë që kanë luajtur në kampionatin shqiptar dhe duan të bëhen trajnerë.
![](https://gazetasi.al/wp-content/uploads/2023/11/marko-xhampa.jpg)
Më 13 nëntor FSHF do të organizojë një leksion për kursin në fjalë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku do të marrin pjesë jo vetëm pjesëmarrësit e këtij edicioni, por edhe trajnerë tashmë të diplomuar. I ftuari special për këtë leksion është pikërisht Marko Xhampaolo, i cili nëpërmjet një video-call-i do të ndajë eksperincën e tij si trajner futbolli dhe do të mbajë një leksion.
Xhampaolo është një nga trajnerët më të njohur në Itali, ku ka drejtuar skuadra, si Siena, Katania, Çezena, Breshia, Kremoneze, Empoli, Sampdoria, Milan dhe Torino.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.