Futboll

Ballkani krijon dhe shpërdoron ndaj Astanës, kthehet me 1 pikë nga Kazakistani

Gazeta Si – Në ndeshjen e katërt në Grupin të Ligës së Konferencës, Ballkani ka barazuar sot 0-0 në fushën e Astanës. Ishte një ndeshje e mirë për kampionët e Kosovës, të cilët i krijuan rastet për golin e fitores, por nuk patën fatin ta gjenin.

Nazmi Gripshi të paktën në dy raste mund t’i kishte dhuruar fitoren Ballkanit, por u ndal nga portieri kundërshtar dhe në një rast tjetër gjuajti jashtë. Me këtë barazim, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ngjitet në kuotën e 4 pikëve dhe mban vendin e 3-të.

Kualifikimi është i hapur për ndeshjet e fundit, por duhet pranuar se vështirësitë janë rritur për Ballkanin pas asaj humbjeje të pamerituar 1-2 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ndaj Astanës. Edhe sot nuk pati fatin në anën e vet për të dalë me 3 pikë nga transferta kazake.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë