Futboll

Lojtarët mund të arratisen, kombëtarja afrikane tërhiqet nga kualifikueset e Botërorit

Gazeta Si – Frika për një arratisje të mundshme të lojtarëve, siç ka ndodhur në fakt në 2025-ën dhe në 2019-n, ka bërë që kombëtarja e Eritresë të mos marrë pjesë në kualifikueset e Afrikës për Botërorin 2026.

Njoftimin e ka dhënë vetë federata e futbollit të Eritresë, duke komunikuar tërheqjen nga grupi i saj. Shkak, sipas njoftimit, është bërë frika se disa lojtarë mund t’ia mbathin dhe të kërkojnë azil politik në vende të tjera.

Me tërheqjen e Eritresë, Grupi E do të përbëhet nga vetëm 5 skuadra, të cilat janë Zambia, Maroku, Kongo, Nigeri dhe Tanzania. Kombëtaret afrikane kanë shpesh probleme të kësaj natyre, por edhe mosmarrëveshje të tjera me karakter politik dhe administrativ.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë