Futboll

Pepe thyen rekordin e Totit, bëhet më ‘i moshuari’ që ka shënuar në Champions

Gazeta Si – Gjatë minutave shtesë të ndeshjes ndaj Antverpës portugezi ka shënuar golin e dytë të Portos. Një gol me rekord, pasi e ka shënuar në moshën 40 vjeç e 254 ditë.

Me golin e shënuar të martën në mbrëmje, Pepe është bërë futbollisti më i amdh në moshë që shënon në kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve në Europë. Ai ka kaluar në këtë ‘klasifikim’ Françesko Totin.

Mbrojtësi portugez, i lindur më 26 shkurt 1983 në Brazil, e gjeti golin në moshën 40 vjeç e 254 ditë. Kurrë më parë një lojtar mbi 40 vjeç nuk kishte shënuar në Champions. Pepe mbante më parë rekordin e lojtarit më të vjetër që luante në një ndeshje Championsi, tani vjen një tjetër rekord special.

Toti kishte shënuar në Champions në moshën 38 vjeç e 59 ditë ndaj CSKA-së së Moskës, më 25 nëntor 2014. Pas tij vjen Rajan Gigs që me Mançester Junajtid i ka shënuar Benfikës më 15 shtator 2011, në moshën 37 vjeç e 290 ditë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë