Gazeta Si – Mbrëmja e futbollit të madh europian vazhdon sot me ndeshjet e grupeve A, B C dhe D. Interi i Kristjan Asllanit luan në Austri me Salcburgun. Një ndeshje me pamje drejt së ardhmes për zikaltrit.
Interi mund ta mbyllë që sot çështjen e kualifikimit për në fazën e 1-8-ve, nëse merr tri pikët në Austri. Është një shans që nuk duhet humbur nga Lautaro Martinez me shokë, që të mos komplikohet situata. Përveçse mund të sigurojë kualifikimin 2 ndeshje para kohe, skuadra e Inzagit mund të mbetet plotësisht në garë për vendin e pare në grup, nëse fiton sot.
Trajneri e kërkon me ngulm kalimin e grupit, në mënyrë që të përqendrohet pastaj te kampionati, ku pas Frozinones e presin sfidat me Juventusin dhe Napolin.
Bajerni dhe Reali, që i kanë fituar 3 ndeshjet e para, sot kanë përballje të lehta në letër. Gjermanët ndeshen me Gallatasarajin, kurse spanjollët me Bragën. Një ndeshje vendimtare luan sot Mançester Junajtid në fushën e Kopenhagen. Anglezëve u duhet patjetër fitorja, që të mbeten në garë për vendin e dytë në grup.
Champions, ndeshjet e 4-ta në grup
Sot, ora 18:45
Napoli-Union Berlin
Real Sociedad-Benfika
Ora 21:00
Arsenal-Sevilja
Bajern Munih-Gallatasaraj
Kopenhagen-Mançester Junajtid
PSV-Lens
Real Madrid-Braga
Salcburg-Inter
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.