Futboll

Rishfaqet Thomas Zilliacus, siguron 2.3 miliardë euro dhe bën gati ofertën për Interin

Gazeta Si - Thomas Zilliacus rishfaq sërish interesin për Interin. Menaxheri finlandez prej muajsh poston mesazhe në rrjetet sociale për familjen Zhang në lidhje me klubin zikaltar. Këtë herë ai flet me shifra konkrete.

"Sapo kam firmosur një akord me disa investitorë që duan të investojnë në kompaninë time ‘XXI Century Capital’, për të bërë së bashku shumën prej 2.5 miliardë dollarësh. Do të bëjmë një ofertë të re miqësore për Interin, duke përdorur një pjesë të këtij fondi", - shkruan Zilliacas.

Steven Zhang gjithsesi duket se nuk ka në plan ta shesë Interin. Ai ka një plan për të rifinancuar borxhin dhe për të mbajtur pronësinë. Huaja e Oaktree skadon në maj të 2024-ës, kur kompania nga Luksemburgu që kontrollon Interin duhet t’i shlyejë fondit amerikan më shumë se 350 milionë dollarë. Nuk ka shumë kohë dhe kuptohet që duhet një zgjidhje në fund të këtij vitit.

Ka pasur edhe fonde të tjera që kanë pasur kontakte direkt për blerjen e klubi zikaltër. Më pas janë tërhequr, pasi kanë studiuar situatën dhe kanë mësuar shifrën që Zhang kërkon për shitjen e Interit: 1.3 miliard euro.

Thomas Zilliacus është një ish-drejtues i Nokia, që ka themeluar ‘Asia-Pacific Strategic Alliances Group’ dhe ‘Mobile FutureËorks’. Janë kompani që merren mbi të gjitha me tregun imobiliar, sportin dhe telekomunikacionin për një vlerë prej më shumë se 3 miliardë dollarësh.

Muajt e fundit është folur për të edhe te Mançester Junajtid, por finlandezi nuk ka mundur të gjejë partnerët e duhur dhe e ka braktisur pistën e klubit anglez. Por nuk është rastësi që ai komenton shpesh në rrjetet sociale edhe ‘Djajtë e kuq’, përveç Interit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë