Gazeta Si – Kukësi dhe Dinamo City barazuan 0-0 sot në stadiumin e Kukësit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të. Një rezultat që kënaq më shumë skuadrën e Nicës, pasi për momentin ndodhet në vend të 4-t, kurse Dinamo mbetet në vendet e fundit.
Ndeshja u luajt në një terren të rënduar nga reshjet e shumta të shiut që kanë rënë ditët e fundit. Lojtarët me shumë vështirësi arrin të pasonin, ndaj dhe rastet për shënim ishin të pakta. Kukësi goditi traversën me mbrojtësin Reçi, ndërsa Dinamos iu anulua një gol i Zabërgjës për pozicion jashtë loje.
Java e 12-të vazhdon sot me ndeshjet Teuta-Laçi dhe Skënderbeu-Tirana, ndërsa dje Egnatia kryesuese mundi 0-1 Erzenin. Rrogozhinasit janë shkëputur aktualisht me 3 pikë nga Partizani rival, që ndeshjen e tij e luan të hënën ndaj Vllaznisë.
Duhet theksuar se përveç Egnatias dhe Partizanit, që janë shkëputur disi, skuadrat e tjera i ndan një diferencë e vogël pikësh, si nga ‘Final Four’, ashtu edhe nga zonë e rënies nga kategoria.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.