Gazeta Si – Sulmuesi shqiptar, Indrit Tuci, po kalon një formë shumë të mirë në kampionatin kroat. Lojtari që është aktivizuar me Shpresat, sot ka shënuar në portën e Rijekës, skuadrës që kryeson renditjen në Kroaci.
Tuci ka shfrytëzuar një top të kthyer prapa nga lojtarët kundërshtarë dhe përballë portierit të Rijekës ka goditur saktë, me instiktin e një sulmuesi tipik. Ai i dha avantazhin Lokomotivës së Zagrebit, më pas Rijeka barazoi 1-1 dhe me këtë rezultat përfundoi e gjithë ndeshja. Goli i lojtarit shqiptar i ka dhënë një pikë Lokomotivës.
INDRIT TUCI HAS DONE IT AGAIN IN AN ALMOST THE SAME SCENARIO AS AGAINST DINAMO AND LOKOMOTIVA TAKE THE 1-0 LEAD!
— 🇭🇷 (@TheCroatianLad) November 3, 2023
Another week and another failed back pass to a defender and again Tuci takes the ball, runs into a 1v1 and finishes it brilliantly. pic.twitter.com/1hgDxB4ZkW
Tuci…
Para kësaj ndeshjeje Tuci kishte shënuar edhe në derbin me Dinamon e Zagrebit, ndërsa në total në këtë kampionat ka realizuar 5 gola. Sulmuesi shqiptar ka rënë në sy në kampionatin kroat dhe pritej që ai të transferohej në një skuadër më të fortë, por një dëmtim që ka kaluar më parë ka prishur planet e merkatos.
Tani futbollistin ka rifituar formën optimale dhe me siguri ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha në Kroaci dhe atyre të kampionateve të tjera, ku Turqia mund të jetë një destinacion.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.