Futboll

Moti i keq në fundjavë ndryshon oraret e ndeshjeve për të gjitha kategoritë

Gazeta Si – Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të ndryshojë oraret e pjesës më të madhe të ndeshjeve të fundjavës, për shkak të motit të kuq që parashikohet në vendin tonë. Vendimi përfshin ndeshjet e të gjitha kategorive në vend, që nga Superiorja e deri në Kategorinë e Dytë.

Të gjitha ato ndeshje që ishin programuar për t’u luajtur në orën 14:00 në Abissnet Superiore, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë, do të nisin në orën 13:30, pra 30 minuta më herët.

Përjashtim bëjnë disa ndeshje të Superiores që janë programuar në orare të tjera, si për shembull 17:00. Java e 12-të e nivelit elitar shqiptar është parashikuar të luhet në 3 ditë, duke nisur të shtunën dhe për të përfunduar të hënën me Partizani-Vllaznia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë