Futboll

UEFA dënon Serbinë dhe Malin e Zi, shkak bëhen koret raciste të tifozëve

Gazeta Si – UEFA nuk toleron aspak. Serbia dhe Mali i Zi do të luajnë me dyer të mbyllura në ndeshjet e radhës kualifikuese të Euro 2024, më 19 nëntor, repsektivisht ndaj Bullgarisë dhe Hungarisë.

Vendimi është marrë si ndëshkim për episodin e radhës me kore rasciste nga ana e tifozëve të këtyre skuadrave në derbin Serbi-Mali i Zi të 17 tetorit, ku vendësit fituan 3-1. Për "sjellje raciste", i njëjti dënim ishte dhënë për këty dy skuadra edhe pas ndeshjes së parë të luajtur në mars të 2023-shit.

Për Serbinë, një hap larg kualifikimit nga faza finale e turneut që do të zhvillohet në Gjermani në 2024-ën, është ndeshja e dytë me dyer të mbyllura pas asaj të shtatorit ndaj Hungarisë. Në atë rast dënimi erdhi për shkak të koreve raciste të tifozëve të saj.

Përveç stadiumit të boshatisur, Federata Serbe e Futbollit ka marrë edhe një gjobë prej 90 mijë eurosh, sepse "nuk ka marrë masat kundër shitjes së biletave në treg të zi”. Në anën tjetër, Federata malazese duhet të paguajë 20 mijë euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë