Futboll

Kristi Vangjeli nis karrierën e trajnerit në Australi, do drejtojë Olimpik Adelaide

Gazeta Si – Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Kristi Vangjeli, është emëruar trajner i parë i klubit australian Adelaide. Pas eksperiencës së gjatë si futbollist dhe më pas si ndihmëstrajner te Tirana, korçari nis kështu karrierën si trajner.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi australian me anë të një njoftimi zyrtar, ku mes të tjerash shkruan: “Kristi Vangjeli do të jetë trajneri i ekipit të parë të Olimpik Adelaide për sezonin 2024. Ai ka një karrierë të pasur si lojtar, ku me Arisin ka mbi 100 ndeshje.

Ka luajtur edhe me Çornomorets Odesa në Ukrainë, Astra Giurgiu në Rumuni dhe Skënderbeun. Me Shqipërinë numëron 35 ndeshje. Kristi është gati të udhëheqë klubin e Adelaide sezonin e ardhshëm”.

Pas disa emrave të njohur të futbollit shqiptar që trajnojnë jashtë kufijve, si Besnik Hasi, Arjan Peço, Ervin Skela dhe ndonjë tjetër, tashmë edhe Kristi Vangjeli ndjek këtë rrugë në futbollin australian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë