Futboll

Papa Françesku zgjedh më të mirin: Maradona apo Mesi? Për mua është Pelé

Gazeta Si – Papa Françesku zgjedh futbollistin më të mirë, sipas tij. Mes dy argjentinasve që kanë shkruar historinë e futbollit botëror, si Diego Armando Maradona dhe Lionel Mesi, ai bën një zgjedhje befasuese.

"Cilin preferoj midis Maradonës dhe Mesit? Unë do të thosha një të tretë: Pelé. Maradona si futbollist ishte shumë i madh, por dështoi si njeri. Rrëshkiti në vorbullën e atyre që e lavdëronin, por nuk e ndihmonin të shkretin.

Mesi është shumë korrekt, një zotëri. Por unë preferoj Pelé, një njeri me zemër të madhe, shumë human. Janë që të tre të mëdhenj gjithsesi”. Një deklaratë surprizuese ajo e dhënë së fundi për ‘RAI’-n nga Papa Françesku, duke ditur se ai është argjentinas. Ai është mjaft i apasionuar pas futbollit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë