Gazeta Si – Me një komunikatë zyrtare të shpërndarë në kanalet e tij në rrjetet sociale, Real Madrid ka njoftuar rinovimin e kontratës me Vinicius Jr. Për brazilianin, një nga kolonat kryesore të madrilenëve, kontrata e re skadon në qershor të 2027-ës.
"Real Madrid dhe Vini Jr. kanë zgjatur kontratën e lojtarit, që do të qendrojë në klub deri më 30 qershor 2027. Vini Jr. ka ardhur te Reali në korrik të 2018-ës, vetëm 18 vjeç, dhe ka debutuar me Real Madrid Castiglia më 26 gusht.
Në 6 sezone me fanellën e skuadrës së parë ka luajtur 235 ndeshje, ku ka shënuar 63 gola dhe ka fituar 9 trofe: 1 Champions, 2 Botërorë për klube, 1 Superkupë Europe, 2 tituj kampion në La Liga, 1 Kupë Mbreti dhe 2 Superkupa spanjolle. Në moshën 23 vjeç, Vini Jr. është një nga lojrtarët më të rëndësishëm të viteve të fundit te Real Madrid.
Ka shënuar golin që na dhuroi Championsin e 14-të në finalen e Parisit në 2022-shin dhe ka fituar ‘Topin e Artë’ në Botërorin për klube 2022 në Marok. Po ashtu, është shpallur lojtari i ri më i mirë i Championsit 2021-2022 dhe është përfshirë dy herë në 11-shen ideale të Championsit”, - shkruhet në komunikatën e Realit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.