Futboll

Egnatia ndal vrullin e Kukësit dhe shkëputet nga Partizani në krye të Superiores

Gazeta Si – Java e 11-të e Superiores është hapur me fitoren e Egnatias ndaj Kuëksit, me rezultatin 2-1. Një fitore me përmbysje e rrogozhinasve, që i shkëput ata 3 pikë nga Partizani për momentin.

Egnatia shkon 23 pikë dhe pret e qetë rezultatin e ndeshjes së Partizanit nesër në Laç. Skuadra e Tetovës vinte në këtë sfidë pas barazimit në Korçë dhe reagoi mirë, aq më tepër që u gjend në disavantazh. Ndalet në anë tjetër Kukësi, që vinte pas dy fitoresh.

La Torre kaloi miqtë e drejtuar nga trajneri Stavri Nica në avantazh, por Egnatia barazoi me penalltinë e kthyer në gol nga braziliani Fernando. Në pjesën e dytë Spahiu realizoi një gol shumë të bukur nga jashtë zonës, që i dha tri pikët skuadrës rrogozhinase.

Luhet sot edhe ndeshja mes Dinamos dhe Skënderbeut në stadiumin e Elbasanit. Java e 11-të vazhdon të mërkurën me Laçi-Partizani, Vllaznia-Erzeni dhe Tirana-Teuta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë