Futboll

Uzuni shënon me klas ndaj Vilarrealit, goli i 4-t në kampionat për sulmuesin

Gazeta Si - Myrto Uzuni shënon në La Liga, në portën e Vilarrealit. Një gol mjaf i bukur nga sulmuesi i Kombëtares, me një veprim teknik për t’u admiruar, të finalizuar me një gjuajtje precize. Një gol tipik sulmuesi, me shumë klas.

Granada u gjend në disavantazh të tre golave që në fillim të ndeshjes, por arriti të shkurtonte fillimisht me Sançez dhe pastaj me Uzunin, duke i çuar shifrat në 2-3, ndërkohë që është për të luajtur edhe pjesa e dytë.

Për Uzunin është goli i 4-t në kampionatin spanjoll. Ndryshe nga Kombëtarja, me Granadën duket sikur ai shprehet më mirë dhe arrin të shënojë. Beratasi është një nga titullarët kryesorë të skuadrës së tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë