Futboll

Vllaznia zyrtarizon trajnerin e ri, Qatip Osmani merr drejtimin e shkodranëve

Gazeta Si – Një ditë pas largimit të Migen Memellit, Vllaznia ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Ai është Qatip Osmani, një emër i njohur për sportdashësit shqiptarë, pasi ka drejtuar me sukses Shkëndijën e Tetovës.

“Klubi i Futbollit Vllaznia dêshiron të informojë opinionin publik se trajneri i ri do të jetë z.Qatip Osmani. Ai vjen te skuadra jonë pas një karriere të suksesshme te Shkëndija e Tetovës, me të cilën ka fituar 5 trofe. Bashkë me të, në stafin e Vllaznisë do të jetë edhe z.Bashkim Ljivoreka, që do të ketë detyrën e zëvendëstrajnerit”, - njofton klubi shkodran.

Pas humbjes me Kukësin drejtuesit e Vllaznisë vendosën të mbyllnin bashkëpunimin me Memellin, me të cilin skuadra grumbulloi 13 pikë në 10 javë. Tani fillon një kapitull i ri me një trajner me eksperiencë.
Qatip Osmani do të debutojë në stolin e Vllaznisë ditën e mërkurë, në ndeshjen ndaj Erzenit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë