Futboll

Dopieta e Zhiru nuk mjafton për Milanin, Politano dhe Raspadori shpëtojnë Garsian

Gazeta Si – Milani ishte në avantazh të dy golave pas një pjese të parë shumë të mirë. Në të dytën Garsia ndryshoi Napolin dhe kampionët e Italisë arritën të merrnin një pikë në fund.

Ndodhi gjithçka në ‘Maradona’ mes Napolit dhe Milanit, në sfidën përmbyllëse të javës së 10-të të Serisë A, që përfundoi në barazim, 2-2. Skuadra e Stefano Piolit dominoi pjesën e parë dhe e mbyllit atë 2-0, falë dopietës së Oliver Zhiru, si dhe me dy shanse të mira për golin e 3-të.

Në pjesën e dytë Rudi Garsia bëri ndryshimin me zëvendësimet dhe Napoli barazoi me golat e Politanos (50') dhe Raspadorit (63'), madje i shkoi afër edhe golit të fitores. Ky barazim bën që Milani të mbetet -3 nga Interi, ndërkohë që rëndohen pozitat e trajnerit Stefano Pioli.

Edhe fati nuk ishte me kuqezinjtë në këtë ndeshje, ku u dëmtuam fillimisht Kalulu dhe më pas Pulisiç dhe Pelegrino. Kalabria pati një mundësi shumë të mirë në fundin e ndeshjes, por nuk mundi ta çonte topin në rrjetë shumë afër portës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë