Futboll

Halili: E kemi paguar ish-trajnerin deri në dhjetor. Shehi: Ça thu mër burrë se na habite!

Gazeta Si – Në një deklaratë të tij të fundit për gazetën ‘Panorama Sport’, presidenti i Tiranës, Refik Halili, deklaron se Tirana ka kryer detyrimet financiare ndaj ish-trajnerit Orges Shehi deri në muajin dhjetor.

Presidenti i Tiranes, Refik Halili, dhe trajneri Orges Shehi. Gazeta Si, 27 tetor 2023

“Po, është e vërtet që ka mbërritur një shkresë në klub për përmbushje kontraktuale. Datën nuk e kam fiksuar, sepse më duket se nuk kishte. Mund të them vetëm që KF Tirana ka zbatuar, zbaton dhe do të zbatojë marrëveshjen që ka me trajnerin e pezulluar.

Nëse nuk gabohem, por më duhet ta saktësoj, deri në dhjetor gjithçka është e plotësuar nga ana financiare. Kaq mund të them. KF Tirana zbaton çdo kontratë dhe rregull”, – është shprehur Refik Halili pas lajmit se Orges Shehi ka kërkuar përmbushjen e detyrimeve kontraktuale.

Këtë javë Shehi ka dopozituar në federatë një shkresë paralajmëruese përpara se të hapet gjyqi për pagat e prapambetura që nga muaji korrik.

Megjithatë, kjo deklaratë e presidentit Halili duket se e ka habitur pa masë ish-trajnerin bardheblu, apo trajnerin e pezulluar Orges Shehi, i cili i ka dërguar këtë herë një deklaratë publike për habinë e tij, ku nëpërmjet një ‘story’ në Instagramin personal shkruan: “Ça thu mër burrë se na habite…”

Tirana, nga ana e saj, pritet të përmbushë kontratën mes palëve, pasi e ka detyrim, ose do kalojë në heshtje me një marrëveshje që ende nuk duket në horizont.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë