Arsim

Viti i parë i mjekësisë në protestë: 10% e studentëve që bëjnë mësim s’na përfaqësojnë

Nga Gazeta Si- Studentët e Mjekësisë vijojnë bojkotin dhe protestat duke kundërshtuar ligjin e miratuar nga qeveria që i detyron të punojnë për 5 vite në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve.

Ditën e sotme ishte viti i parë që protestoi, të mbështetur dhe nga vitet e tjera të studentëve.

Duke folur për median jashtë godinës ku zhvillohet mësimi, studentët e vitit të parë deklaruan se janë në mbështetje dhe në një hap me studentët e vitit të parë.

LEXO EDHE:
Nuk ka më bojkot të plotë tek mjekësia, vitet e para në mësim. Manastirliu nuk tërhiqet

“Viti i parë është bashkë në çdo lloj hapi bashkë me grupet e tjera. Për aq kohë sa nuk na është dhënë asnjë kontratë, ne do të protestojmë dhe nuk do futemi në leksione derisa ky ligj të shfuqizohet”, tha një nga studentët e vitit të parë.

Lajmit se studentët e vitit të parë janë kthyer në mësim ai i është përgjigjur duke thënë se vetëm 10% e studentëve janë futur në mësim dhe kjo shifër nuk përfaqëson gjithë studentët.

“Janë vetëm 10% e studentëve që vazhdojnë me mësimin por kjo shifër nuk përfaqëson të gjithë studentët e vitit të parë. Ato shkojnë në mësim sepse kështu e mendojnë. Nga pedagogët nuk kemi asnjë presion, ato kanë vlerësuar çdo vendim që ne kemi marrë”, tha studenti.

Këtë vit kishte 400 kuota të lira të cilat u plotësuan ndër të parat.

“Sa kohë ministria dhe qeveria miratojnë ligje që janë antikushtetues dhe detyrues me natyrë diktatoriale, vendosin për jetën e studentëve pa miratimin e tyre, ne do zgjedhim më mënyrat demokratike për ta kundërshtuar. Ne duam të rrimë në Shqipëri se duam ne, jo se po na detyron shteti”, u shpreh një student tjetër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë