Arsim

Nuk ka më bojkot të plotë tek mjekësia, vitet e para në mësim. Manastirliu nuk tërhiqet

Nga Gazeta Si - Studentët e viteve të para të mjekësisë kanë nisur mësimin ndërkohë që studentët e viteve të tjera vijojnë me bojkotin që zgjat prej 4 javësh tashmë.

Pas padisë në Gjykatën Kushtetuese nga studentët, të rinjtë e viteve të para kanë vendosur të tërhiqen nga bojkoti dhe të shkojnë në auditorë për të vijuar normalisht me mësimin.

Ndërkohë që studentët e tjerë kanë kërkuar prej javësh një përgjigje nga ministrja e arsimit Ogerta Manastirliu dhe nga Universiteti i Mjekësisë, gazetarët kanë mundur ti marrin një reagim ministres së arsimit.

Nga Fieri, Ogerta Manstirliu e cilësoi këtë ligj si “ligjin e mundësive” për mjekët e ardhshëm.

Ligji i detyron studentët e mjekësisë të zgjedhin midis pagesës prej 240 mijë lekësh ose të punojnë në vend për 2 deri në 5 vite.

Këtë studentët e refuzojnë dhe për pasojë kanë vendosur të bojkotojnë mësimin, duke protestuar herë pas here para Ministrisë së Arsimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë