Gazeta Si – Pas hapit gjysmë fals ndaj Bolonjës, Interi është rikthyer te fitorja dhe njëkohësisht ka marrë kreun e Serisë A me 22 pikë. Në javën e 9-të të kampionatit, skuadra e Simone Inzagi mundi 3-0 Torinon dhe kaloi momentalisht Milanin në renditje.

Gjatë pjesës së parë ishte Torino më i rrezikshëm, por Somer ishte i vëmendshëm në çdo rast. Në pjesën e dytë Interi e kaloi situatën në favorin e tij falë ndërrimeve dhe shënoi 3 gola. Turam, Lautaro Martinez dhe Çalhanoglu me penallti vendosën këtë ndeshje, ku pati edhe një dëmtim të rëndë në gju të lojtarit të Torinos, Shurs.
Kristjan Asllani, pas ndeshjeve si titullar me Kombëtaren, sot nuk luajti asnjë minutë. E njëjta gjë ndodhi edhe me Elseid Hysajn te Lacio. Mbrojtësi shkodran qëndroi gjithë kohën në stol, ndërsa Lacio fitoi 0-2 në fushën e Sasuolos. Nedim Bajrami nuk ishte në dospozicion të skuadrës së tij për këtë ndeshje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




