Futboll

Ceferin për çështjen e basteve: Disa lojtarë janë model, disa të tjerë jo

Gazeta Si – Gjatë panairit të librit në Frankurt, ku Sllovenia e tij është e ftuar nderi, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, nuk ka dashur të bëjë komente specifike për çështjen e basteve që ka goditur futbollin italian. “Do preferoja të flisja për librat”, – ka thënë ai.

Megjithatë, njërës prej pyetjeve Ceferin i është përgjigjur kështu: “Futbollistët duhet të përfaqësojnë një model sjelljeje? Po, kështu duhet të jetë. Disa janë, disa të tjerë për fat të keq jo”.

Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s. Gazeta Si, 20 tetor 2023

Ceferin preku edhe faktin se Italia rrezikon të mos jetë në Euro 2024. Ai as që dëshiron ta imagjinojë këtë gjë: “Italia duhet të kualifikohet për në Euro 2024. Në të kundërt do të ishte një katastrofë. Italia është shumë e rëndësishme, mendoj se do të fitojë me Ukrainën”.

Ceferin është në krye të UEFA-s që nga viti 2016 dhe ëhstë rizgjedhur në këtë detyrë deri në vitin 2027 më 5 prill të këtij viti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë